Lajme nga Sporti

Started by kaka, March 27, 2010, 10:54:08 AM

Previous topic - Next topic

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

kaka

Klitschko nokauton Chambersin
Wladimir Klitschko e nokautoi amerikanin Eddie Chambers në raundin e 12 të përballjes së tyre në Dusseldorf, duke mbrojtur titujt e kampionit në kategorinë e rëndë në versionet WBO dhe IBF. Ukrainasi e rrëzoi kundërshtarin vetëm pesë sekonda pa përfunduar meçi.



Wladimir Klitschko ka mbrojtur titujt e tij të kampionit në kategorinë e rëndë në versionet WBO dhe IBF duke nokautuar sfiduesin Eddie Chambers në Dusseldorf, Gjermani. Kishin mbetur vetëm edhe pesë sekonda në raundin e 12, kur ukrainasi rrëzoi në dysheme amerikanin me një goditje me të majtën. Kjo është fitorja e 48 me nokaut për 33-vjeçarin në 57 përballje.

Ai dominoi meçin para se ta nokautojë kundërshtarin, i cili kishte taktikë defansive. “Nuk mendoj se më lëndoi asnjëherë. Ndjej sikur përmirësohem gjatë gjithë kohës. Ka edhe shumë prej aty ku erdhi kjo”, tha Klitschko pas meçit. Sfiduesi amerikan i njohur si ‘Eddie i shpejtë’ kishte humbur vetëm një herë në 36 përballjet e kaluara, por ishte i parrezikshëm kundër Klitschkos, 13 centimetra më të gjatë.

Pas raundit të parë ku Chambers 27 vjeç u mundua ta sulmojë Klitschkon, kampioni u përgjigj në të dytin, por nuk arriti të përfundojë punën herët në meçin e tij të parë pas 10 muajve. Si zakonisht, ai e përdori armën e tij kryesore â€" goditjen me të majtën.

Chambers langoi një goditje të mirë në raundin e pestë, por kjo nuk kishte ndikim te kampioni, i cili u mundua ta kufizojë dëmin, në kundërshtim nga këndi i tij që kërkonte sulm. Në fund të raundit të nëntë erdhi deri te një ndërprerje për shkak se Chambers u desh ta ndërrojë dorëzën e tij të djathtë, por Klitschko duket se përfitoi nga pushimi.

Ai e sulmoi Chambersin në raundin e fundit dhe shërbeu goditjen vendimtare, pas së cilës gjyqtari nuk numëroi fare. “Kur arrija të mbrohesha nga e majta e tij, nuk isha në gjendje të bëj kombinime. Ai punoi shumë mirë”, tha Chambers në konferencë për shtyp pas meçit duke bartur syze të zeza. Klitschko përmirësoi rekordin e tij në 53-5, ndërsa Chambers pësoi humbjen e dytë nga 37 përballje.

kaka

Terry: Arsenali mund të fitojë Ligën Premier

Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, ua ka tërhequr vërejtjen skuadrave të mëdha që të llogarisin si pretendent serioz për titull skuadrën e Arsenalit në kohën kur gara për titull në Ligën Premier është bërë më e ngushtë se kurrë. Topçinjtë i kanë humbur të katër takimet ndaj Chelseat dhe Manchester Unitedit këtë sezon, por sot ata janë shumë pranë stolisjes me titullin e kampionit në Ligën Premier.
“Kur i mposhtëm ata në nëntor ne ishim 11 pikë larg tyre dhe unë nuk i llogarita ata si pretendentë për titull. Por, duhet të jemi të drejtë dhe të marrim në shqyrtim skuadrën e re dhe lëndimet. Ata janë kundërshtarë të vështirë për skuadra të vogla, sidomos në Emirates”.
“Është fushë aq e madhe dhe mënyra se si luajnë ata, ua vështirëson lojën ekipeve të vogla. Ndaj ekipeve të mëdha ndodh që të humbasin, porse dallimi në mënyrën e lojës nuk është dhe aq i madh”, tha Terry

kaka

Elkan: Do ta forcojmë Juventusin

Pronari i Juventusit, John Elkan, ende nuk po mund të besojë se çfarë i ndodhi Zonjës së Vjetër këtë sezon, duke premtuar rindërtim të shpejtë dhe të menjëhershëm të skuadrës. Juventusi ka dështuar krejtësisht këtë sezon dhe nuk është në garë për asnjë trofe. Madje është në rrezik që të mos e sigurojë as pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Jam i pikëlluar, i zhgënjyer dhe i hidhëruar. Si tifoz nuk mund ta tejkaloj këtë gjendje. Nuk kemi arsyetime. Ne duhet të reagojmë shpejtë për të ndërtuar një Juventus më të fortë”, deklaroi Elkan për La Gazzeta dello Spor

kaka

Alves: Maradona urren Messin

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka bërë pohime të jashtëzakonshme në mbrojtje të bashkëlojtarit të tij Lionel Messi duke thënë se Diego Maradona e urren Messin për shkak se atij i rrezikohet statusi i legjendës argjentinase. Të enjten Maradona tha se padyshim që Messi do të luajë për Argjentinën në Kampionatin Botëror, por se nuk do të mund të bëhej futbollisti më i mirë në histori pa e fituar atë. Maradona shtoi se ai nuk mund t’i sjellë lojtarët e Barcelonës në mënyrë që Messi të ketë sukses.
“Kur keni bërë dhe fituar gjithçka në futboll dhe kur shihni se dikush mund t’iu zëvendësoj, atëherë natyrisht se do të nervozoheni. Messi luan për ekip, jo për vete siç bëri Maradona”, është shprehur Alves
I pyetur më pas se cilat janë gjasat që Barcelona të përsërisë suksesin e vitit të kaluar, braziliani u përgjigj: “Është një vit i veçantë sepse finalja është në Bernabeu dhe unë dua të jem atje. Ishte zhgënjyese mosparaqitja në finale ndaj Manchester Unitedit, por ajo më jep kurajë për të luajtur në finalen e këtij viti

shijak

Pershendetje te gjitheve.Kam nje paisje Hivion HD-9090x ultima i fus softwarin e ri qe del nuk ndryshon asgje dhe pse e merr shume mire softin me USB.Si te veproj me ndihmon ndokush.Monda